Glossary entry

English term or phrase:

stocks, bonds, mutual funds

Albanian translation:

aksione (stoqe), bonde (obligacione), fonde të përbashkëta investimi

Added to glossary by Monika Coulson
Mar 11, 2003 20:32
21 yrs ago
2 viewers *
English term

stocks, bonds, mutual funds

English to Albanian Bus/Financial
Teksti flet per investime te ndryshme duke perfshire ketu: stocks, bonds, mutual funds. Deri tani kam gjetur versione te ndryshme perkthimi por asnjera prej tyre nuk me duket e plote dhe desha te di edhe mendimin tuaj.

Discussion

Aug 23, 2007:
citi group unc
Non-ProZ.com Mar 12, 2003:
More context Sipas kerkeses se Monikes, po ve ketu fjaline e plote. Ne kete rast fjalet: stocks, bonds, mutual funds jane perdorur ne kuptimin e tyre te pergjithshem. Ja fjalia:

As an investor, to be safe, you have probably put your money in a few places: stocks, bonds, mutual funds.

Proposed translations

-2
2 hrs
Selected

Aksione (stoqe), bono thesari, fonde të përbashkëta investimi

E dashur Anila,
Fjala "stocks" në shqip përkthehet edhe "stoqe" edhe "aksione". Italishtja dhe frëngjishtja kanë ruajtur fjalën "stock". Spanjishtja e ka "accion". Meqënëse fjala "aksion" është më e përgjithshme unë do të përdorja "stoqe".
"Obligacione" që ka përdorur Monika është e drejtë, megjithatë fjala "bono thesari" po zë gjithënjë e më shumë vend.
Në "mutual funds" fjala "mutual" ka kuptimin "i përbashkët". Prandaj dhe është "fond i përbashkët investimi". Në frëngjisht është "fonds communs".
Ne nuk e kemi fare si praktikë në Shqipëri.
Besoj se do të të ketë dalë dhe fjala "securities" (letra me vlerë).

--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-13 00:56:05 (GMT)
--------------------------------------------------

Tregu i letrave me vlerë në Shqipëri është në hapat e parë, prandaj edhe terminologjia është ende e papërcaktuar qartë. Në përkthime të materialeve të ndryshme termat përkthehen në bazë të influencës së gjuhës së huaj, në materiale të përgatitura nga punonjës të bankës ose ekonomistë, në tekste të Universitetit, përsëri gjen terma të përdorura në varësi të gjuhës ose kulturës së huaj. Dhe s\'ka se si të ndodhë ndryshe. Kur të krijohet tregu do të konsolidohet edhe terminologjia. (Shih fjalorët anglisht-shqip dhe do të shikosh një rrëmujë të vertetë).
Fjalia (të cilën e pashë pasi kisha dhënë përgjigjen time) në të cilën ndodhen këto tri terma është me kuptim të gjerë, prandaj edhe unë do të preferoja tri terma me kuptimin më të gjerë:
stocks - aksione
bonds - letra me vlerë (bonds are securities)
mutual funds - fonde të përbashkëta investimi






--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-13 01:06:18 (GMT)
--------------------------------------------------

Monika,
Nuk e di pse nuk më kaloi edhe pjesa tjetër e fjalisë. Ku e ke gjetur shpjegimin e cituar? Shoh të përdorur fjalën bond. A bëhet fjalë për bon-din që po diskutojmë? Pra pranohet fjala \"bond\" në shqip?
Fjala \"bono thesari\" sigurisht që e ka kuptimin e vet të kufizuar por në kontekste të caktuar fjala \"bond\" mund të nënkuptojë edhe \"bono thesari\".

--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-13 15:10:02 (GMT)
--------------------------------------------------

E dashur Anila,
Mund të shikosh edhe përgjigjen që më kthyen specialistë të Bankës Botërore në Tiranë sot dhe si i përdorin ata.
E dashur Di,
.....bond- bono thesari, government bonds -obligacione te huase shteterore;
stocks - aksionet qe shiten ne burse ose ndryshe shares kur behet fjale
per aksionet qe cdo aksioner ka ne nje kompani me shume pjese marrres;
mutual funds- jane fonde/depozita te perbashketa ku pjesemarresit fusin
parate te cilat perdoren pastaj per investime (pak a shume si banka),
ndonjehere funds ka edhe kuptimin - letra me vlere, varet si gjithmone
nga konteksi.
Perqafime, Elira.


Pavarësisht nga termat që do të zgjedhësh, duhet të kesh parasysh që të jesh konsistente gjatë gjithë materialit, pra të përdorësh të njëjtin term. Specialisti pastaj nga konteksti, do ta marrë kuptimin ekzakt por ndoshta me mendje do të përdorë ndonjë fjalë tjetër, ashtu si e ka mësuar ai.
Peer comment(s):

neutral Monika Coulson : Hi Dr. Kristo. Mendoj që termi "Bono thesari" është i kufizuar dhe nuk përfaqëson të gjitha llojet e "Bonds", vetëm një pjesë të tyre. Shih shpjegimin tim më lart. Jam dakort me dy termat e tjera (aksione, fonde të përbashkëta investimi).
1 hr
neutral Borana Moisiu : Agree with all the terms, besides "Bono Thesari". We use "Bonds" in Albania.
152 days
neutral Eva T : perkthim i pjesshem
174 days
disagree Flamur : Jo dakort me "bono thesari"
186 days
disagree aneta_xh : i pjesshëm
229 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet dhe informacionin e dhene. Zgjodha kete pergjigje sepse ajo me ndihmoi me shume per te kuptuar perdorimin e pergjithshem te termave si ne anglisht ashtu edhe ne shqip. Mendoj se ka ende vend per specialistet shqiptare ne kete fushe qe te bejne percaktime me te sakta ne lidhje me futjen e tyre ne terminologjine shqiptare. Pune te mbare te gjitheve! Anila "
+7
12 mins

aksione, bond (obligacion), fond i ndërsjelltë investimi

Anila, për koincidencë, unë sapo mbarova javën e kaluar një material të gjatë në fushën e biznesit ekonomik dhe për këtë m'u desh të diskutoja shumë me tim atë disa terma të veçanta, meqë ai është ekspert në ekonomi. Do ishte më mirë të jepje variantin e plotë ku ndodhen këto terma, pasi ato kanë kuptime të caktuara në kontekste të caktuara. P.sh. stock është "gjendje, disponibilitet" (aksionesh, zotërimesh, titujsh etj). Evedintim fizik që vërteton një interes pronësie në një subjekt biznesi. Quhet edhe hisepronësi kapitale. Një bashkësi aksionesh formojnë një gjendje aksionesh apo stok aksionesh.
Bond është obligacion, bond, Instrument detyrimi që emetohet nga një subjekt biznesi apo ent qeveritar në pozitat e huamarrësit për palën huadhënëse, apo investitore, që është një individ, subjekt biznesi.
Mutual fond është fond i ndërsjelltë investimi, fond reciprok investimi, fond i përbashkët investimi.
Më kontakto direkt nëse ke pyetje të tjera.
Monika

--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-11 20:54:02 (GMT)
--------------------------------------------------

Mutual Fund - Një shoqëri investimi me fund të hapur (ndryshe open-end investment company) që vazhdimisht ofrojnë aksione të reja në publik, kundrejt rishitjes së aksioneve në të parë nga aksionarët ekzistuesë. Quhen fonde me fund të hapur sepse kushdo mund të largohet dhe të hyjë në firmë, nga që baza kapitale nuk është fikse. Në rast se baza kapitale do ishte fikse (pra kur aksionarët ekzistues vijojnë deri në fund dhe vetëm një numër i autorizuar aksionesh mund të shitet), atëherë në këtë rast do quhej fond i ndërsjelltë investimesh me fund të mbyllur (ose në anglisht Closed End).

--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-12 00:20:56 (GMT)
--------------------------------------------------

Shpjegim për bonot e thesarit.
Fjala \"Bonds\" është shumë më e gjërë se \"bonot e thesarit\".
Jo të gjitha \"Bonds\" janë \"bono thesari\", vetëm një lloj i tyre që quhet \"T-bonds\" ose \"Treasury Bonds\" janë ato që përkthehen në shqip \"Bono thesari\".
Treasury Bonds - Bono thesari (Buoni del tesoro, titoli del stato - italisht).
Bonot e thesarit përfaqësojnë angazhim të thesarit për t\'ia shlyer borxhin (në maturim) palëve huadhënëse. Quhen edhe detyrime (obligacione) qeveritare afatgjatë.
Janë huamarrje që financojnë projekte të ndryshme qeveritare afatgjate (infrastrukturë).
Emetohen kundrejt një interesi që llogaritet veças dhe që i bashkangjitet në formën e një kuponi që përfitohet periodikisht nga huadhënësi (investitori), p.sh. çdo 6 muaj. Norma e interesit këtu nënkuptohet si norma e kuponit (bono-kupon). Karakteristikat e tjera janë njëlloj si me bondin. Në raste kur afati i maturimit është i gjatë (10 vjet), quhet \"vlerënotë thesari\" (treasury notes).



--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-13 02:11:08 (GMT)
--------------------------------------------------

Shënim për \"Letrat me vlerë\"

E dashur Diana,
“Letra me vlerë” është shumë më e zgjeruar se sa “Bonds”. Në fakt “Letrat me vlerë” përfshijnë: “Bonds, securities, stocks, shares, bills, equity”. Nuk e kuptoj se ku qëndron gabimi me mbajtjen e termit “bond ose obligacion”, përderisa këto terma përdoren tani në Shqipëri. “Bono thesari” ka kuptim më të ngushtë se “bonds” dhe “Letra me vlerë” përfshin shumë gjëra të tjera përveçse “bondeve”. Bonde (ose obligacione) është termi i saktë dhe mjaft i përdorur tani në Shqipëri. Unë i nxora të gjitha shënimet e mësipërme nga udhëzimet që kam marrë kur kam përkthyer për FMN-në dhe Kontrollin e Shtetit (për të cilët kam përkthyer shumë materiale dhe kam fituar shumë përvojë me termat ekonomike). Prandaj edhe ftova Anilën që të më pyeste veçmas nëse dëshironte, pasi ende i kam ato materiale, (por që për arsye që kuptohen, nuk mund t’i botoj këtu, prandaj nxora vetëm shënime të caktuara, për të vërtetuar përdorimin e termave të mësipërme). Shpresoj që Anilës t’i kenë shërbyer sadopak në përkthimin e saj. Më vjen keq, por nuk mund ta vazhdoj më këtu këtë diskutim për këto terma sidomos për arsye kohe; unë dhashë vetëm mendimin tim me shpresë që të ndihmoja.
Me respekt,
Monika


--------------------------------------------------
Note added at 2003-04-07 05:57:38 (GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Ilir Hoti, Fjalor enciklopedik për bankën, biznesin, bursën, ekonominë
Peer comment(s):

agree AlbanMullaj (X) : obligim i shkruar,mbase për bond
11 hrs
Faleminderit Alban që e vlerëson përgjigjen e dhënë
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
13 hrs
Faleminderit Edlira që e vlerëson përgjigjen e dhënë
neutral Diana Kristo : E dashur Monika,
1 day 3 hrs
agree Albina : Correct
3 days 8 hrs
Faleminderit Albina që e vlerëson drejt përgjigjen e dhënë
agree Borana Moisiu : Tepër e saktë
152 days
agree Eva T : Correct and complete translation
174 days
agree Flamur : Përkthimi i termave është shumë i saktë
186 days
agree aneta_xh
229 days
Something went wrong...
-2
2 hrs

aksione, letra me vlerë, fonde të përbashkëta aksionesh

Une nuk e di saktesisht termin qe Fakulteti Ekonomik mund te perdore sot por Mutual Funds kane dy qellime:

Se pari, qe t’i japin mundesi investitorit te mesme ose te ulet qe te investoje. Psh. nese ke $100.00 dollare per te investuar dhe aksioni qe deshiron te blesh eshte $60.00 dollar per aksion, ti si investues nuk mund te blesh 1 e ¾-ten e nje aksioni. Kjo do te kerkonte sasi te medha parash per te investuar.

Se dyti, shkalla e rezikut ne nje mutual fund eshte shume me e ulet. Nje mutal fund permban nje grumbullim aksionesh me shkalle te ndryshme rreziku. Ne kete menyre rreziku mesatar (avarage risk) i mutual fund eshte i ulet. Nuk e di ne se e ke degjuar shprehjen mjaft te njohur ne fushen e biznesit "Mos i ver te gjitha vezet ne nje shporte". Mutual fund te jep pikerisht kete mundesi - te mos i investosh parate ne te njejtin aksion, por ne shume aksione duke ulur keshtu shkallen e rrezikut.

Perkthimi i dhene eshte mendimi im por besoj se eshte i sakte.

Peer comment(s):

neutral Eva T : perkthim i pjesshem
174 days
disagree Flamur : jo të sakta përkthimet
186 days
disagree aneta_xh : i pjesshëm
229 days
Something went wrong...
12 hrs

not an answer

stock-rezerve bankare
bond-obligim bankar
mutual fund-shoqeri me kapital te investuar


--------------------------------------------------
Note added at 2003-03-12 10:06:50 (GMT)
--------------------------------------------------

bond-bono bankare
Something went wrong...
12 hrs

aksione, letra me vlerë, investime me risk të ulët

Per termin e trete nuk jam shume i sigurte.
Peer comment(s):

neutral Eva T : perkthim i pjesshem
173 days
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search