May 12, 2023 12:28
1 yr ago
14 viewers *
English term

crater

English to Albanian Tech/Engineering Mechanics / Mech Engineering
transporting the crate from the crater to the palletizer.
me atë që e kuptoj, i referohet aparatit që i bën arkat. por si i thonë?
Proposed translations (Albanian)
3 pajisja mbushëse/makineria mbushëse

Discussion

MSc Jonis Buzi May 12, 2023:
Well... Nga sa kam parë unë sugjerimet këtu, nuk më duket se ka pretenduar ndonjëri ose ndonjëra që ta dijë me saktësi se cilët terma janë të saktë e cilët jo, prandaj është e tepërt të thuhet që nuk jemi në pozicion për të "dhënë sugjerime të sakta pa asnjë informacion".

Në fakt, edhe manualet kanë terma që i përdorin ose gabim, ose në një mënyrë shumë specifike, si lloj "gjuhe private".

Pyetësja është ajo që ka më shumë mundësi të dijë sesa të tjerët për çfarë bëhet fjalë. Në fund, është ajo që zgjedh duke përdorur gjykimin e saj të lirë. Të pretendosh ndryshe do të thotë të sillesh në mënyrë patronizuese.

Kushdo që ka përkthyer qoftë edhe 10 rreshta në jetë, e di që pa tri elementet e përmendura nuk ka si të ketë përkthim të saktë. Kjo është aq e qartë saqë nuk ka nevojë fare të përmendet.

Edhe nëse termat që sugjerohen këtu janë gabim, prapëseprapë ndihmojnë duke ditur se çfarë *nuk* duhet përdorur, prandaj, në njëfarë kuptimi, ndihmojnë për të gjetur termin e duhur.

Megjithatë, e vlerësoj merakun për të bërë punë të mirë. Rrallë ka profesionistë të tillë sot.
Iliana2010 May 12, 2023:
Lidhur me sugjerimet e termave Me gjithë dëshirën për të ndihmuar, a jemi të sigurt që po ndihmojmë vërtet, duke pasur parasysh që nuk kemi:

- kontekst të plotë
- përshkrim të saktë të llojit të makinerisë dhe funksionit konkret (paletizimi nenkupton një sërë funksionesh dytësore të pjesëve të makinerisë)
- skica ndihmëse që nëpër manuale zakonisht ka (ose foto për të kuptuar më mirë termin që duhet përdorur)

Së fundmi, duke përsëritur predispozicionin për të ndihmuar, mendoj se terminologjia është shumë teknike dhe specifike për të dhënë sugjerime të sakta pa asnjë informacion/shpjegim për sa më sipër.

Proposed translations

2 hrs

pajisja mbushëse/makineria mbushëse

crate-arka ambalazhi/kuti ambalazhi
crater-pajisja mbushëse/makineria mbushëse. Bëhet fjalë për procesin e mbushjes së arkave boshe psh me shishe uji. Makineria ushqehet me arkat boshe që rrëshqasin deri në pikën ku mbushen me shishe, dhe (arkat) dalin të mbushura. Nga aty kalojnë në ambalazhuesin e kolive (palletizer).
Shpresoj të jetë ky kuptimi që kërkon

--------------------------------------------------
Note added at 3 hrs (2023-05-12 15:40:11 GMT)
--------------------------------------------------

Them se edhe termi paketues/ambalazhues mund të përdoret pasi, nëse produkti për shitje psh është ujë, qumësht, pije freskuese, sot nuk përdoren më arkat e ambalazhit por direkt paketohen me qese plastike në grupe prej 6 copësh. Në këtë rast makineria grupon dhe mbështjell me qese çdo herë një numër të caktuar copësh. Dhe kjo përbën një paketë (crate).
Çdo mendim është i mirpritur.

--------------------------------------------------
Note added at 3 hrs (2023-05-12 15:47:18 GMT)
--------------------------------------------------

Termi paketues/ambalazhues qëndron edhe në rastin kur produkti për tregtim janë vetë arkat e ambalazhit. Arkat vetë ambalazhohen në grupe prej disa copësh dhe kalojnë në paketuesin e kolive (palletiser).
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search