Etika e komunikimit ne forum Thread poster: fukarai
| fukarai Local time: 05:01 English to Albanian + ...
Nese ky forum do t\'i sherbeje nje qellimi te mire mendoj qe ndihma reciproke dhe te komunikuarit pa ego te semure profesionale ndermjet perkthyesve shqiptare ka per te qene nje arritje jo e vogel si fillim.Uroj qe gjithsecili qe merr pjese ne kete forum te behet pak i durueshem dhe liberal ne kuptimin qe ne qofte se i lendohet ego-ja profesionale te mos kaloje ne ekstremin e fyerjes dhe perdorimit te profaniteteve.Gjithashtu uroj dhe shpresoj qe ne kete forum te flitet edhe per tema qe aktualis... See more Nese ky forum do t\'i sherbeje nje qellimi te mire mendoj qe ndihma reciproke dhe te komunikuarit pa ego te semure profesionale ndermjet perkthyesve shqiptare ka per te qene nje arritje jo e vogel si fillim.Uroj qe gjithsecili qe merr pjese ne kete forum te behet pak i durueshem dhe liberal ne kuptimin qe ne qofte se i lendohet ego-ja profesionale te mos kaloje ne ekstremin e fyerjes dhe perdorimit te profaniteteve.Gjithashtu uroj dhe shpresoj qe ne kete forum te flitet edhe per tema qe aktualisht ne forumet dhe kulturat e tjera jane tabu(si p.sh PARAJA).
Po e filloj une i pari.
SA DUHET T\'JU KERKOJ SHQIPTAREVE PER PERKTHIME GOJORE OSE PERKTHIME DOKUMENTASH,DERI TANI SHUMICEN E KAM BERE FALAS POR KOHET E FUNDIT ME KANE OFRUAR PARA DHE UNE NUK DI SI T\'JU THEM E SA T\'JU MARR.ndonje ide ju lutem per kete problem?
faleminderit!
▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 03:01 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Ulje çmimi apo ...?? | Apr 18, 2002 |
Përshëndetje \"fukarai\",
kjo është një temë shumë e përshtatshme, faleminderit që e ngritët. Unë do të thosha se nëse ju jeni një përkthyes profesionist, pra nuk bëni asnjë unë tjetër përveçse asaj të përkthimit , atëherë ju duhet të paguheni për kohën dhe mundin tuaj. Meqënëse shqiptarët (shumica të paktën) kur vinë këtu janë në një pozitë jo mjaft të mirë ekonomike, mund t\'u ofrosh tarifa më të ulëta. Unë në përgjithësi ofroj 25% zbr... See more Përshëndetje \"fukarai\",
kjo është një temë shumë e përshtatshme, faleminderit që e ngritët. Unë do të thosha se nëse ju jeni një përkthyes profesionist, pra nuk bëni asnjë unë tjetër përveçse asaj të përkthimit , atëherë ju duhet të paguheni për kohën dhe mundin tuaj. Meqënëse shqiptarët (shumica të paktën) kur vinë këtu janë në një pozitë jo mjaft të mirë ekonomike, mund t\'u ofrosh tarifa më të ulëta. Unë në përgjithësi ofroj 25% zbritje për klientët shqiptarë, dhe nëse atyre përsëri u duket çmim i lartë, u them atyre ta caktojnë çmimin. Kam një kliente të përhershme që i jap 50% zbritje meqënëse nuk ka shumë të ardhura, por unë mendoj se edhe koha ime është e vlefshme dhe gjithashtu, edhe unë kam familje... Kur e përmenda njëherë këtë punën e zbritjes në një forum tjetër, të gjithë m\'u hodhën dhe më thanë: ç\'është kjo ulje çmimi??? Nuk duhet të japësh ulje çmimi, përveçse rastit të punëve voluminoze. Ndoshta sepse ne shqiptarët jemi më ndryshe... Si mendoni ju? [addsig] ▲ Collapse | | | Anila Mayhew (X) United States Local time: 02:01 English to Albanian + ... Varet nga situata dhe perkthimi | Apr 18, 2002 |
Se pari mendoj se nuk duhet ne asnje menyre te perkthesh falas per dike vetem per faktin se ata jane shqiptare. E them kete nga eksperienca ime. Ngaqe dua t\'i ndihmoj shqiptaret kur shikoj se sa te veshtire e kane per te komunikuar shume here kam perkthyer falas per shqiptare te cilet nuk i njihja por me kalimin e kohes e kam prere perkthimin falas. Arsyeja qe e preva qe sepse arriti deri ne ate pike ku cdo dite kaloja ore te tera duke perkthyer falas per njerin apo per tjetrin dhe sado qe mu... See more Se pari mendoj se nuk duhet ne asnje menyre te perkthesh falas per dike vetem per faktin se ata jane shqiptare. E them kete nga eksperienca ime. Ngaqe dua t\'i ndihmoj shqiptaret kur shikoj se sa te veshtire e kane per te komunikuar shume here kam perkthyer falas per shqiptare te cilet nuk i njihja por me kalimin e kohes e kam prere perkthimin falas. Arsyeja qe e preva qe sepse arriti deri ne ate pike ku cdo dite kaloja ore te tera duke perkthyer falas per njerin apo per tjetrin dhe sado qe mundohesha t\'i shpjegoj se nuk eshte e lehte te besh nje gje te tille nuk me kuptonin. Nje shembull tipik eshte kur dikush qe nuk e njihja fare por qe e kishte marre numrin tim te telefonit nga dikush per te cilin kisha punuar ne Shqiperi me mori ne telefon dhe me kerkoi qe t\'i perkthej falas nje seri dokumentash ligjore dhe te udhetoja me makine per tre ore e ta firmosja perkthimin ne pranine e nje notereje. Personi nuk mbeti fare i kenaqur kur i thashe se nuk mundesha sepse isha nente muajshe shtatzene dhe se me kishte mbetur thjesht nje jave nga dita kur do te lindja femijen.
Perkthimin falas e bej thjesht ne raste te vecanta per pjesetare te familjes, miq e shoke shume te afert apo per ndonje organizate humanitare qe ndihmon ne Shqiperi.
Ne lidhje me pagesen mendoj se duhet t\'u kerkosh shqiptareve aq sa u kerkon klienteve te tu te rregullt dhe ne qofte se do, mund t\'u besh nje ulje te vogel. Ka mundesi qe te te zemerohen e te te shikojne me sy te shtrember por ti duhet te fitosh jetesen e perditshme. Une sugjeroj qe t\'u japesh nje shembull te tille. Supozo se personi qe po te kerkon perkthimin falas ka nje restorant te vetin. Beji pyetjen,\"Sikur te te vinin cdo dite nje numer i pacaktuar shqiptaresh ne restorant dhe te te thonin se donin te hanin mengjes, dreke dhe darke ne restorant pa para ti cfare do te beje?\"
Pergjigjja \"jo\" per perkthim falas mund te duket pak e ashper sepse ne si shqiptare kemi ate mentalitetin se duhet ta ndihmojme njeri tjetrin sidomos ne qofte se ndodhemi ne vend te huaj. Ky mentalitet duhet thyer. Le te mos harrojme fjalen e urte popullore \"I jep gishtin dhe te merr doren\". E kam perjetuar vete kete proverbe disa here prandaj dhe kam nje opinion kaq te forte.
Anila ▲ Collapse | | | fukarai Local time: 05:01 English to Albanian + ... TOPIC STARTER Keni plotesisht te drejte | Apr 18, 2002 |
Anila,Monika shume faleminderit per sqarimet dhe shpjegimet.Kam qene edhe une ne ato ujra per nje kohe jo te shkurter po tani kjo eshte puna e vetme qe bej dhe sigurisht qe sherbimi falas do nderpritet.Megjithekete mentaliteti yne i prapambetur ne kete aspekt nganjehere behet burim konfliktesh me njerez qe jane te papergjegjshem.P.sh njehere kur perktheja per nje shqiptar me cmime shume te uleta zoteria merr me vete nje shqiptar tjeter si duket per te me testuar mua.Behej fjala per komunikime m... See more Anila,Monika shume faleminderit per sqarimet dhe shpjegimet.Kam qene edhe une ne ato ujra per nje kohe jo te shkurter po tani kjo eshte puna e vetme qe bej dhe sigurisht qe sherbimi falas do nderpritet.Megjithekete mentaliteti yne i prapambetur ne kete aspekt nganjehere behet burim konfliktesh me njerez qe jane te papergjegjshem.P.sh njehere kur perktheja per nje shqiptar me cmime shume te uleta zoteria merr me vete nje shqiptar tjeter si duket per te me testuar mua.Behej fjala per komunikime me nje kompani sigurimesh e cila e kishte kuptuar qe ai ishte stimulues.Ia kisha bere te qarte qe ne fillim qe gjithcka qe thua do perkthehet sic e thua.Ate dite kontrolluesi(me vone e mora vesh qe klienti im e kishte paguar shume me teper se mua) filloi te ndehynte dhe te bente korigjime ose me sakte perkthim te dyte aspak korrekt.I thashe klientit qe perkthyesi #2 po thote \"keshtu\" kur ti thua \"ashtu\" pergjigjja ishte po \"ja ky eshte perkthyes jo ti se ju thote atyre cfare duan ata te degjojne\".
Ika u largova nuk shkova me dhe kur kompania e sigurimeve ia mohoi te drejten per kompensim i dergova te fala.Kur te ndodh keshtu nganjehere mendoj qe t\'ju kerkoj me teper se klienteve te rregullt.Pasi nga eksperienca ime shqiptaret vijne e kerkojne perkthues vetem kur nuk kane asnje rrugedalje tjeter.Cmira me duket mua mund te jem edhe gabim eshte ndjenja qe dominon shumicen e shqiptareve.
▲ Collapse | |
|
|
Kozeta Elzhenni (X) English to Albanian + ...
Jam dakord me te gjithe ju. Jetoj ne Americe tani per 12 vjet dhe e kam pasur shume te veshtire se njerzit qe kane ardhur te perkthejne documenta ose ti coj ne zyra te ndryshme kane qe shoqeri e moters aoe e vellait, ose shoqeria e prinderve etj. Kam bere shume falas sa tani kur ju thua njerzeve qe me ben pazari kaq ata stepen dhe shtmberrojne fytyren dhe une sdi cfar te them dhe ju them. Punoj si Paralegal (immigration) dhe perkthyes por gjeja me e veshtire qe kam hasur eshte kur ju thua nje... See more Jam dakord me te gjithe ju. Jetoj ne Americe tani per 12 vjet dhe e kam pasur shume te veshtire se njerzit qe kane ardhur te perkthejne documenta ose ti coj ne zyra te ndryshme kane qe shoqeri e moters aoe e vellait, ose shoqeria e prinderve etj. Kam bere shume falas sa tani kur ju thua njerzeve qe me ben pazari kaq ata stepen dhe shtmberrojne fytyren dhe une sdi cfar te them dhe ju them. Punoj si Paralegal (immigration) dhe perkthyes por gjeja me e veshtire qe kam hasur eshte kur ju thua njerzeve cmimin tuaj edhe pse cmimi tuaj eshte me i ulti se cdo company qe perkthen ne shqip. E kam vene re kur perkthej per Secretary of State. Sec. of State kerkon documentat te perkthehen nga nje Transalting Company ne USA por kur jua a shpjegon shqipetareve kete ata te pergjigjen se ne i kemi perkthyer me pare ne Shqiperi (Me vjen shume keq se per njerzit qe vijne ne USA kane perkthyer documenta qe ketu disa here nuk u njevoiten fare) Por kjo nuk eshte problemi im une jetoj me kete pune dhe kam familje. Disa here jua ul cmimin por prape ndihem keq perbrenda. Deshiroj te degjoj prej te djitheve pereth keasj teme.
Kozeta ▲ Collapse | | | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Etika e komunikimit ne forum Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
| Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |