Glossary entry

English term or phrase:

usufruactuary right

Albanian translation:

e drejta e përdorimit të pronës së huaj

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Feb 27, 2009 21:25
15 yrs ago
2 viewers *
English term

usufruactuary right

English to Albanian Bus/Financial Law (general)
...a usufructuary right has been attached to the shares.
Change log

Mar 16, 2009 14:19: Monika Coulson changed "Language pair" from "Albanian to English" to "English to Albanian"

Discussion

Edlira Lloha Sep 16, 2020:
Ama, po të hyjmë në zemër të marrëdhënies së uzufruktit, të vjen natyrshëm kjo pyetje: a ka një vjedhje që kryhet këtu? Sado që uzufrukti vendoset me kontratë (dhe ka kërkesa formale të rrepta për ta lidhur kontratën), të lind kjo pyetje. Si mundet që pronarin ta zhveshësh nga frytet e sendit të tij? A nuk mbetet një tis dyshimi atje, ndonëse uzufrukti lidhet me kontratë, kundrejt disa detyrimeve nga ana e uzufruktarit, siç janë mirëmbajtja dhe ruajtja e sendi? Por, ndonëse mund të lindin dyshime, Shekspiri na e ka dhënë përgjigjen: s’duhet të lodhemi shumë. Vjedhje nuk ka. Ka diçka që jepet në mirëbesim, është aftësia e atij tjetrit, pastaj, që sendin e lënë në mirëbesim e rrit, e shton, dhe mban për vete atë që i takon.
Edlira Lloha Sep 16, 2020:
Është një vepër e mrekullueshme “Tregtari i Venedikut”, më ngjan se nuk e kam dhënë plotësisht se sa bukur ndërthuren argumentet. Është një vepër që duhet lexuar me detyrim nga financierët. Ajo që më ka bërë përshtypje sidoqoftë, është se Shajloku këmbëngul që uzufrukti nuk është vjedhje. Shajloku pyet (neve), “pse, mos kishte vjedhje në marrëveshjen e Jakobit me Labanin? Jo, nuk kishte vjedhje”. Në fakt, më ka bërë shumë përshtypje se pse duhej të vendosej kjo linjë mbrojtjeje nga ana e Shekspirit. Përse ta lidhim një tregti të tillë me vjedhjen, vetëm, që të pohojmë më pas, se nuk është vjedhje?
Edlira Lloha Sep 15, 2020:
Duhet lexuar Shekspirit dhe sigurisht BIBLA!
Edlira Lloha Sep 15, 2020:
Sipas Shekspirit, është Jakobi dhe Labani (ungji i Jakobit) që lidhin marrëveshjen e parë për dhënie me kamatë (të bagëtive). Dhe është Jakobi, ai që nisi këtë zanat aq të perfeksionuar në radhët e hebrenjve. Është një prej pasazheve biblke më mbresëlënëse, se si një marrëveshje për lënien në përdorim dhe mirëmbajtjen (në vepër mirëmbajtja = mbarështim) me qëllim vjeljen e fryteve (marrjen e disa krerëve nga mbarështimi, që Labani i quante të vogla/të dobëta, kurse Jakobi të mëdha/të shëndetshme) bëhet shkak vënien e një PASURIE që tejkalon pasurinë e lënë në përdorim për ta vjelë. Është interesante, që marrëveshja e Jakobit dhe Labanit, bëhet shkak për një pasuri që eklipson dhe nxit ndjenja xhelozie, shpie deri në dëbimin e Jakobit nga i ungji (dhe djemtë e tij).
Edlira Lloha Sep 15, 2020:
Në komedinë “Tregtari i Venedikut”, një prej mbrojtjeve më pasionante që mund t’i bëhen përqendrimit të parasë në duart e hebrenjve (ndonëse Shekspirin, bash në këtë vepër, e akuzojnë për motive antisemite), është fjalimi i Shajlokut në gjyqin që u hap kundër tij. Bankieri Shajlok (një prej personazheve më të njohura shekspiriane) e argumenton aftësinë e jashtëzakonshme të hebrenjve për të kapitalizuar (rritur paranë) me BIBLEN! Pra, vetë Shekspiri aludon për këtë burim të paçmuar dijeje.
Edlira Lloha Sep 15, 2020:
Një prej mënyrave më të mira për të kuptuar natyrën e kamatës (në sistemin bankar), por edhe të fryteve civile që mund të vjelësh nga një send është një komedi e Shekspirit. Në parantezë, më lejoni të them, që Shekspiri është një prej civilistëve më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë. Veprat e tij janë të mbushura fund e krye me pohime që kanë vlerë në fushën e të drejtës civile, sa të rrish shtangur, kur e lexon.

Proposed translations

+3
11 hrs
Selected

e drejta e përdorimit të pronës së huaj

.

--------------------------------------------------
Note added at 6 days (2009-03-06 10:13:06 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Faleminderit Sherefedin!
Peer comment(s):

agree Gordana Sujdovic : usufruct - e drejtë përdorimi pronës së huaj - http://www.lingvozone.com/main.jsp?action=translation&do=dic...
3 hrs
Thanks Gordana
agree Jetalimani : e drejta e përdorimit të arsyeshëm të pronës së huaj
4 days
Faleminderit Jeta
agree Elvana Moore
16 days
Faleminderit Elvana :)
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Flm Alban."
+1
32 days

E Drejta e Shfrytëzimit

Në kontekstin e dhënë është vetëm 'e drejta e përdorimit/shfrytëzimit' sepse sipas të drejtës Romake (njëra nga tre kategoritë 'usus', 'fructus' dhe 'abusus'. Kuptohet që titullari është i dyti apo i treti.) Prandaj, mendimi im modest është se 'së huaj' e ngarkon fjalinë.
Peer comment(s):

agree Edlira Lloha
4185 days
Something went wrong...
4217 days

e drejta e uzufruktit

[e drejta e uzufruktit]

Një prej kontributeve më të dashura dhe të bukura në gjuhën shqipe për përkthimin e terminologjisë juridike me prejardhje latine, është tagri i gëzimit. Kur e kam lexuar këtë fjalë jam mahnitur. S’ka asnjë kontribut që të barabitet me të, asgjë që t’i vijë aq pranë dhe të të japë të njëjtën ndjesi. Nëdorësia (mbajtja e sendit) është e përafërt në ndjesinë që të jep, por s’ka atë vlerë si ‘gëzimi’.
Kështu, uzufrukti është – e drejta e GEZIMIT të një prone të huaj, duke e ruajtur dhe mirëmbajtur. Shfrytëzimi do t’i vinte më pranë. Në asnjë rast nuk është përdorimi (në mënyrë të arsyeshme, ose jo). Është gëzimi. Dhe gëzim do të thotë të vjelësh frytet e sendit, që i ndajmë në fryte civile dhe natyrore.
Tani, mbase e vlen të theksohen edhe njëherë tagrat e pronarit, të cilat përbëjnë bazën e qarkullimit ekonomik (civil, a tregtar).

• Posedimi – zotërimi (nëdorësia dhe përdorimi);
• Gëzimi – vjelja e fryteve (civile a natyrore);
• Disponimi (tjetërsimi/kalimi i titullit të pronësisë)
Me rezervë të posaçme (e rikthesoj: me rezervë të posaçme):
• braktisja/shkatërrimi

Sidoqoftë, në Kodin Civil të Shqipërisë është e shkruar “e drejta e uzufruktit” dhe mendoj t’i qëndrojmë asaj që na propozon ligjvënësi.

Vini re, që tagrat e pronarit mund të veçohen me kontrata pa cenuar të drejtën e pronësisë. Veçohet tagri i posedimit (p.sh., me qira), veçohet tagri i gëzimit (p.sh., me uzufrukt/enfiteozë), veçohet tagri i disponimit (p.sh., me agjenci/komision). Ka dhe kombinime ndërmjet këtyre veçimeve/përdorimeve të tagrave, të cilat mbajnë në këmbë rendin ekonomik të një vendi.
Por, gëzimi i sendit të tjetrit duke e ruajtur dhe mirëmbajtur është – uzufrukti. Në rastin konkret nuk ka asnjë kuptim ‘përdorimi’ (nëdorësia) e aksioneve.

Afërmendsh që duhet t’i vjelësh aksionet, se ndryshe nuk ke pse i zotëron. Po, po, quhet ‘vjelje e fryteve’ (jo frutave) dhe janë fryte CIVILE!




--------------------------------------------------
Note added at 4217 days (2020-09-15 12:47:37 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Një shtesë:
Fryte, apo frute civile është një pasion i imi i kahershëm. Në terminologjine ligjore përdoret ‘frute’, ne Bibel fryte. Une jam me Biblen, KURDOHERE! S'bej asnje gabim nese kembengul tek e imja (te gjithe e kuptojne edhe me mire, ate qe thuhet).

Sidoqoftë, në Kod e gjeni ‘frut/e/-at’ (civile, a natyrore).


--------------------------------------------------
Note added at 4217 days (2020-09-15 14:05:23 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Edhe një gjë që dua ta shtoj. Është një argument i thjeshtë, në dukje fëminor, por mendoj se nuk është kaq i papërfillshëm.

Mund të duket, sikur na jep gëzim edhe posedimi. Për shembull, ne blejmë një kostum të ri, tepër të bukur, i cili vetëm DUKET sikur na gëzon. Por, sa jetëshkurtër është ai gëzim. Veshja do të vijë një ditë do të futet brenda në raft, mbase nuk do ta veshim më, ose nuk do të provojmë më atë “gëzimin e parë”.
Nëse blen një kompjuter, një telefon, çkado, por nuk e përdor si mjet pune (që të të japë sadopak atë që ke shpenzuar për të), nuk të gëzon në thelb!
Është në tjetër veprim ku gjendet thelbi i gëzimit (të sendit, gjithnjë!): është te vjelja e fryteve, qoftë nëpërmjet qarkullimit civil, apo tregtar (qira, kamatë), qoftë nëpërmjet investimit (futjes si kapital në kompani).

Këtu kemi vërtet një çast GEZIMI! Por, duhet bërë dallimi edhe ndërmjet ‘mbledhjes së pasurive’ (që i bren tenja dhe i zë ndryshku - Bibla) dhe ‘shumëfishimit të pasurisë’, ku përfshihet realisht një thelb gëzimi. Kështu e kam menduar :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search