Glossary entry

English term or phrase:

remedial educationalist

Albanian translation:

mësues i shkollimit special

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Jun 23, 2008 07:52
15 yrs ago
English term

remedial educationalist

English to Albanian Social Sciences Education / Pedagogy
Ju falenderoj paraprakisht për ndihmën tuaj.

Proposed translations

+5
2 hrs
Selected

mësues riaftësues/mësues i shkollimit special

I vetmi term i konsoliduar ne shqip deri tani për figura të përafërta me "remedial educationist" duket se është "mësues i shkollimit special".
Them të përafërta, sepse natyrisht shtetet e perëndimit janë shumë hapa përpara Shqipërisë në mënyrën e konceptimit dhe në përballjen me temën e aftësisë së kufizuar. Kjo bën që legjislacionet e kësi shteteve të konstituojnë figura profesionale që në Shqipëri akoma nuk ekzistojnë, e ky më duket rasti i termit tënd Sherefedin.

Në raste të tilla, unë personalisht, çfarëdo termi apo parafrazimi të zgjedh në shqip, e lë në thonjëza apo në një shënim fundfaqeje termin origjinal, sa për referim.

Propozimet e mia janë të mësipërmet.

P.S. Për Jualianën: "defektolog" nënkupton një pamje të aftësisë së kufizuar me bazë ORGANIKE, që është tipike mjekësore. Ky vizion i aftësisë së kufizuar është tejkaluar tashmë në gjithë botën (përfshirë Shqipëria): ajo shihet si një fenomen më kompleks, ku ndërhyjnë faktorët biologjikë, psikologjikë, socialë etj. Unë nuk do ta përdorja për "remedial educationalist".
Peer comment(s):

agree pakoment : Plotësisht një mendje me ju; I tillë përdoret.
1 hr
Falemnderit.
agree Αlban SHPΑTΑ : e saktë
1 day 4 hrs
Falemnderit.
agree Monika Coulson : Mendoj se "mësues i shkollimit special" është mëse i përshtatshëm në këtë rast.
1 day 13 hrs
Falemnderit Monika. Ama, kam idenë që "shkollimi special" në Shqipëri është akoma i izoluar nga arsimimi i zakonshëm, ndërsa "remedial educationalist" vepron në një kontekst gjithëpërfshirës, pra fëmijët me aft. të kufiz. në mes të fëmijëve të tjerë.
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL) : mësues i shkollimit special
1 day 22 hrs
Falemnderit Edlira, iden si më lart :)
agree Eva T : "Mësues i shkollimit special"
47 days
Falemnderit.
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit."
-2
1 hr

defektolog

Me sa di unë, në Shqipëri nuk ka ekzistuar një degë e tillë më parë. Mësuesit në shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuara i quanin "Edukatorë" dhe ishin (dhe akoma janë) mësues që kanë mbaruar institutet pedagogjike pa kualifikim të veçantë.
Peer comment(s):

disagree Gentiana Kasemi : Në dokumentin që ti sjell, Juliana, figura e "defektologut" (sikurse ajo e "fiziatrit") duken më tepër figura profesionale mjekësore në fushën e rehabilitimit. "Edukatorët" në Shqipëri janë mësuesit parashkollorë.
1 hr
Gentiana, të lutem shiko këtë dokument http://www.nvo.nl/858.html për më tepër kontekst mbi këtë term. P.sh. në Universitetin e Evropës Juglindore studiohet Defektologjia. Në asnjë mënyrë p.sh. një logoped nuk është një figurë profesionale mjekësore.
disagree pakoment : Ju kerkoj ndjesë, por është termi jo i duhur.Jo i përdorshëm
3 hrs
Unë propozova termin shkencor të përdorur midis specialistëve. P.sh. në universitetin "Marin Barleti" studohet psikologjia speciale (defektologjia). Nëse është i duhuri apo jo, varet nga konteksti, por ky term përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search