Glossary entry

English term or phrase:

soundbite

Albanian translation:

audio-klip (audioklip)

Added to glossary by Silke Blumbach
Feb 20, 2010 15:12
14 yrs ago
English term

soundbite

English to Albanian Other Cinema, Film, TV, Drama
ne gjermanisht do te ishte "O-Ton", pra copa te zerit origjinal

Proposed translations

9 mins
Selected

audio-klip (audioklip)

.
Peer comment(s):

neutral Fabiana Papastefani-Pezzoni : Albani, kam dëgjuar shpesh nga kameramanët dhe teknikët e montazit fjalën klip, p.sh. "Tek kjo pjesë po vë klipin e Presidentit që përdor në mitingje", ose "E hapim reportazhin me klipin e Kryetarit, pastaj pjesa parë e intervistës së sotme, pastaj vizita
17 hrs
Thanks Fabiana, I appreciate your opinion.
Something went wrong...
3 KudoZ points awarded for this answer.
-4
13 hrs

fraza të shkëputura (pa lidhje)

Duke dëgjuar fraza të shkëputura të bisedave të bashkatdhetarëve të mi në tavolina, vetja mu duk sikur isha në një lokal të bukur të qytetin tim të lindjes, në Durrësin e lashtë, por atë moment një çift i huaj porositi disa pije dhe vetëm gjuha e tyre engleze sikur më zgjoi nga çfarë po ëndërroja.

http://it.dir.groups.yahoo.com/group/albeuropa/message/33939

It also can be translated as : biseda të shkëputura; zëra të shkëputur (pa lidhje)
Peer comment(s):

disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Klemi, është tërësisht e kundërta. Është një frazë me shumë lidhje nga fjalimi/fjala e dikujt ose fraza më e fortë/përfaqësuese ose mbyllëse e një filmi, batuta e shkëputur nga fjala e dikujt që përfaqëson thelbin e situatës, temës.
3 hrs
disagree Gentiana Kasemi : Janë fraza me ndikim (impakt) të madh mediatik, jo fraza të shkëputura apo pa lidhje.
4 hrs
disagree Sherefedin MUSTAFA : Me Fabin dhe Gentën. Kuptimi krejt i kundërt.
6 hrs
disagree Eva T : Është pikërisht kuptimi i kundërt.
16 days
Something went wrong...
+4
17 hrs

batutë/frazë e efektshme

Silke, nuk është e thjeshtë t'i gjej përkthimin e saktë kësaj fjale pasi ka hyrë dhe përdoret në forma të ndryshme. Në të vërtetë soundbite (sound bite) është një pjesë e fjalës së dikujt (politikani, etj) një deklaratë, një batutë që përmbledh dhe përshkruan situatën, që përbën vlerën e reportazhit, intervistës, që mbyll një film, një pjesë.

Po të shihni këtë link: http://www.answers.com/topic/soundbite do të shihni në anglisht e çfarë do të thotë, ku jepen edhe përkufizime nga gjuhët e tjera.

Do të doja të sillja një tjetër faqe ku diskutohet midis një grupi përkthyesish, sa për të parë se çfarë mendojnë kolegët: http://forum.wordreference.com/showthread.php?t=1444658

Shpresoj të të ndihmojë, Silke.

--------------------------------------------------
Note added at 17 hrs (2010-02-21 08:57:16 GMT)
--------------------------------------------------

Doja të shtoja që në gjuhën teknike (e kam fjalën për kameramanët, teknikët e montazhit) ata e përdorin edhe si klip, p.sh. "Tek kjo pjesë po vë klipin e Presidentit që përdor në mitingje", ose "E hapim reportazhin me klipin e Kryetarit, pastaj pjesën e parë të intervistës së sotme, pastaj pjesë nga vizita e tij, duke i alternuar intervistë - pjesë vizite dhe në fund dhe në fund edhe një herë klipin e vet".
Peer comment(s):

agree Sherefedin MUSTAFA : P.sh. "Do ta vazhdojmë luftën kundër mashtrimeve që bëhen në shoqërinë tonë", nga një fjalim i kryetarit të një partie politike.
2 hrs
Faleminderit, Sherefedi :)
agree Juliana Cullafiq : Në mendje më erdhi përkthimi fjalë për fjalë "fragment zanor", por më duket më i drejtë përkthimi dhe shpjegimi që bën ti Fabiana.
11 hrs
Rrofsh. Ai është fragment zanor, në fakt, por ka emër tjetër, si plot gjëra të tjera që janë diçka por quhet fare ndryshe, në varësi të rolit, efektit, etj. Faleminderit për mendimin :)
agree Monika Coulson
15 days
Falemnderit Monika :)
agree Eva T : Pikërisht!
16 days
Falemnderit Eva :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search