Glossary entry

English term or phrase:

A booster seat is a safety restraint for a child in your driving.

Albanian translation:

Ndenjësja përforcuese është një mjet sigurimi për fëmijën gjatë udhëtimit me makinë.

Added to glossary by Monika Coulson
Jun 15, 2004 02:58
19 yrs ago
English term

A booster seat is a safety restraint for a child in your driving.

English to Albanian Tech/Engineering Automotive / Cars & Trucks Driving
Si mund të përkthehej kjo fjali në shqip, ju lutem?

Proposed translations

16 hrs
Selected

Jo përgjigje

Nick,
Unë personalisht e respektoj mendimin tuaj që të mos bini dakord me të tjerët. Por më ngeli mendja kur thoni se "pasi bëra disa kërkime" apo diçka të ngjashme në komentin tuaj... Ndoshta jeni i ri këtu, por pyetjet KudoZ bëhen atëhere dhe vetëm atëhere kur i keni bërë të gjitha kërkimet tuaja, kur i keni kotnrolluar të gjithë fjalorët etc. Prapë më duket mua sikur donit të na vini në provë. Nëse keni nevojë për ndihmë, atëhere bëni vetë detyrat e shtëpisë (dmth kërkimet) në fillim, dhe pastaj në se nuk gjen gjë, mund të pyesësh të tjerët.

Edhe diçka, nuk e di sa përvojë keni në përkthim, po përkthyesit e rinj bëjnë përkthime fjalë për fjalë. Ata me përvojë përkthejnë idenë, kuptimin dhe jo fjalët e një gjuhe.
Gjithë të mirat dhe punë të mbarë.
Eva

--------------------------------------------------
Note added at 20 hrs 6 mins (2004-06-15 23:04:53 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Hi Nick,
më vjen keq që jeni keqkuptuar. Jo, nuk desha pikë, jo vetëm se nuk mora mundimin t\'i përgjigjem pyetjes suaj, por gjithashtu e shkrova lart JO PËRGJIGJE.

Unë kurrë nuk do ta hidhja poshtë përgjigjen e kolegut tjetër që u përpoq të më ndihmonte. Bile, një herë, gabimisht, një kolege tjetër këtu, më hodhi poshtë mua një përgjigjen time dhe u ndjeva shumë keq. Shumë shpejt mora vesh se ishte vetëm një keqkuptim nga ana e saj dhe për të njëjtën arsye siç u ndjeva unë më parë, nuk më erdhi mirë që një përgjigje që është dhënë për të të ndihmuar, është hedhur poshtë pa meritë.
Nuk desha ta thosha më parë, po m\'u duk si një hakmarrje ndaj të gjithë kolegëve që ranë dakord me këtë përgjigje sot, por nuk ranë dakord me një përgjigjen tuajën të disa ditëve të mëparshme...

Nejse, do të më kishit bindur më shumë sikur zgjidhja që i jepni pyetjes suaj të kishte pak më shumë kuptim, por, por, por...

Mund ta vazhdoja më shumë këtë, por jo vetëm që nuk ia vlen, por gjithashtu, do të më duhet t\'i bindem moderatores që më dërgoi mesazh për ta mbyllur këtë incident.
Paç fat.
Peer comment(s):

neutral Vjollca Martinson : E dashur Eva, unë nuk e kam marrë personalisht refuzimin e përgjigjes sime dhe nuk kam arsye të shqetësohem nëse përkthimi im nuk vlerësohet si i përshtatshëm nga një përkthyes tjetër. Gjithsecili ka metodën dhe preferencat e veta :-)
8 hrs
Something went wrong...
1 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Eva Faleminderit për përgjigjen. Para se të pyes, i kam bërë "detyrat e shtëpisë" dhe kam kërkuar nëpër fjalorë dhe internet por nuk kam gjetur shqipërimin e duhur. Ky është i vetmi burim që kam tash për tash për të kërkuar ndihmë profesionale nga përkthyesë shqiptarë. Megjithatë, asnjë nuk është i detyruar të përgjigjet. Nga ana tjetër, mua nuk më pret puna të ri duarkryq e të pres për përgjigjen që mund të jepet këtu. Unë vazhdoj kërkimet, dhe truri gjithashtu vazhdon të mendojë. Në rast se unë arrij në një konkluzion tjetër nga përgjigja e dhënë, kjo nuk do të thotë se vë njeri në provë. Secili ka veçoritë e veta si përkthyes. Natyra ime e përkthimeve është të kuptoj mirë çka përkthej me qëllim që të përkthej ide dhe jo fjalë, as të shtoj dhe as të heq nga origjinali, dhe përkthimi të lexohet sikur është shkruar në gjuhën amëtare. Në rast se ju jeni më shumë të preokupuar të merni pikë se sa për një përkthim profesional, më duket se jam në një vend të gabuar. Mbeçi me shëndet dhe suksese në mënyrën tuaj të përkthimit!"
+4
39 mins

Ndenjësja përforcuese është një mjet sigurimi për fëmijën gjatë udhëtimit me makinë.

Declined
Unë do ta përktheja në këtë mënyrë edhe megjithëse "safety restraint" fjalë për fjalë nuk përkthehet si "mjet sigurimi".

--------------------------------------------------
Note added at 2004-06-15 04:10:57 (GMT)
--------------------------------------------------

Mund të përdorësh edhe \"mjet përforcues sigurimi\"

Shpresoj të të ndihmojë sado pak. - Vjollca
Peer comment(s):

agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
2 hrs
agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
3 hrs
agree aneta_xh : Jam shumë dakord me përkthimin e Vjollcës. Në fakt, përkthimi i "Nick"-ut duket shumë "fjalë për fjalë. Sa për booster, përdoret kështu nga përkthyesit shqiptarë: "NDENJËSE PËRFORCUESE SIGURIMI PËR FËMIJËT". Best, Ani
15 hrs
agree Eva T : Edhe unë jam dakord me mendimet e të gjitha kolegeve të mësipërme. Më vjen keq, po në fakt moderatorja jonë nuk duhej ta linte këtë pyetje këtu, pasi shkel rregullin 1.3 Kudoz që termat e kërkuar nuk mund të jenë më të gjata se 10 fjalë...
15 hrs
Something went wrong...
Comment: "Faleminderit për predispozicionin që ti përgjigjeni pyetjes sime, por pas disa kërkimeve që bëra, fatkeqësisht nuk mund të bie dakord. A booster seat nuk është "ndenjëse përforcuese" por "ndenjëse ngritëse".It is intended to lift up the child a little bit so that he or she can safely use the adult lap and shoulder belts.Here's a web link, to an organization of pediatricians in the USA, describing, discussing, and depicting the various devices: http://www.aap.org/family/carseatguide.htm "Mjet sigurimi" gjithashtu nuk më bind. Ndoshta "ndenjëse e sigurtë" do kishte më shumë lidhje me kontekstin. Përsa i përket "your driving" do të thotë kur "ju ngisni", ndërsa "gjatë udhëtimit me makinë" mund të ngatërohet me kuptimin "kur fëmija udhëton me makinë". Më fal por unë jam shumë kërkues ndaj vetes si përkthyes, dhe më duhet të jem shumë i saktë, aq më tepër që materiali që po përkthej, nga i cili mora fjalinë në fjalë, do i jepet një përkthyesi tjetër që ta përkthejë përsëri në anglisht. Në këtë mënyrë ky klient do kontrollojë saktësinë e përkthimit tim. Faleminderit për mindimin, dhe kërkoj falje që nuk jam dakord. "
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search